image Ish-skllavja e ISIS-it deklarohet pas vdekjes al-Baghdadit

Botë

Ish-skllavja e ISIS-it deklarohet pas vdekjes al-Baghdadit

news image

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Nadia Murad, deklaroi se vrasja e udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi nuk ishte e mjaftueshme dhe bëri thirrje që të gjithë ushtarët e Shtetit Islamik të vihen para drejtësisë.

“Nuk duam vetëm të shohim që al-Bagdadi u vra. Duam të shohim drejtësi”, theksoi Murad në një konferencë shtypi në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Murad dhe mjeku kongolez, Denis Mukwege, fitues i çmimit Nobel për Paqe në vitin 2018, hapën një fond global për të mbijetuarit e dhunës seksuale në kohë lufte.

Në vitin 2019, 35 milionë gra dhe vajza janë gjendur në situata të dhunës seksuale, deklaroi misioni francez në OKB.