image Ish-shefi i OSBE-së kritikon ashpër Specialen: Është turp i drejtësisë, themelet e këtij tribunali janë të dyshimta

Politikë

Ish-shefi i OSBE-së kritikon ashpër Specialen: Është turp i drejtësisë, themelet e këtij tribunali janë të dyshimta

news image

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si “turpin e drejtësisë”.

Në konferencën “Urat e kujtimeve”, të organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED, ish-diplomati holandez ka thënë se themeli i këtij tribunali është tejet i dyshimtë.

Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë po pengon edhe normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, theksoi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/