image Ish-shefi i negociatave me Serbinë: Ky version i Asociacionit duhet të pranohet

Politikë

Ish-shefi i negociatave me Serbinë: Ky version i Asociacionit duhet të pranohet

news image

Ish-shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi ka folur rreth versionit të statutit të Asociacionit, i cili duhet të jetë i pranuar nga pala kosovare.

Sipas tij, ai duhet të jetë me doemos në përputhje me Kushtetutën.

“Ekziston një konsensus i heshtur i partive politike, të gjithave, prej Vetëvendojes, PDK, LDK dhe AAK për një Asocaicion që nuk ka komptenca ekzekutive, që nuk ka nivel të tretë të pushtetit dhe për këtë konsensus, ka ekzistuar edhe përkhraja e faktorit ndërkombëtar, BE e Amerikë të mos ketë Bosnje të dytë. Statuti të jetë në përputhje me Kosovën”.

Avni Arifi tha se kjo edhe duhet të jetë oferta e Kosovës në raport me këtë temë.

Ai vlerëson se Qeveria bëri gabim kur e shkarkoi ekipin menaxhues.

Nga BE thuhet se draft-statuti për Asociacionin i prezantuar nga ekipi menaxhues nuk është final, por pikënisje e rëndësishme.

“Nuk u dashtë ekipi menaxhues me u shkarku. Statuti u dashtë vetëm me u hedh poshtë. Kurrë nuk mundet me dale një ujdi me Kushtetutën nëse pikë referimi është dokumenti i ekipit menaxhues”, tha Arifi për Front Online.

Qeveria e Kosovës thotë se për të krijuar një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb, do të shtyjë përpara një model kroat për pakicat kombëtare.

Ky “nivel i vetëmenaxhimit” parashihet me një marrëveshje që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër, më 19 mars, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paraqiti “draft-vizionin” e tij për këtë qëllim gjatë një takimi që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel.

Draft-vizioni erdhi si përgjigje ndaj një draft-statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Kurti e refuzoi, duke thënë se nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

/GazetaSinjali/