image Ish-shefi i Inspeksionit në Drenas dënohet për keqpërdorim detyre

Kosovë

Ish-shefi i Inspeksionit në Drenas dënohet për keqpërdorim detyre

news image

Halim Vrellaku, ish-shef i Inspeksionit në Komunën e Drenasit është shpallur për herë të tretë fajtor për keqpërdorim të detyrës nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Vrellaku është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse ai brenda një viti nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale. Po ashtu ai është obliguar t’i paguaj shumën prej 50 eurove.

Në gushtin e vitit 2017, ai kishte dënuar për të njëjtën vepër penale me një vit burgim me kusht, ndërsa Hyjrije Xhemajlaj – Thaq, ishte dënuar me 10 muaj burgim me kusht.

Gjykata e Apelit, në shkurt të vitit 2018, këtë rast e kishte kthyer në rigjykim. sa i përket të akuzuarve Hyrije Xhemajlaj-Thaqi dhe Halim Vrellaku.

Pas rigjykimit, më 8 maj 2018, gjykata e kishte liruar Xhemajlaj-Thaqi, ndërsa e kishte dënuar Vrellakun me gjashtë muaj burgim me kusht, por Gjykata e Apelit, për shkak të shkeljeve ligjore rastin ndaj tij e kishte kthyer përsëri në rigjykim.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë pretendonte në aktakuzën e saj se Izet Kukaj, në mënyrë të kundërligjshme e në vazhdimësi ka uzurpuar katin nën kulm në bllokun banesor nr.V, në rrugën “Adem Malaj” dhe “14 Qershori” në Drenas, pronë e komunës së Drenasit, në atë mënyrë që ka hequr kulmin e ndërtesës dhe në këtë hapësirë në sipërfaqe prej 1800 metra katror, ka ndërtuar një kat nën kulm, me gjithsej 14 banesa.