Ish-drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA), gjenerali në pension David Petraeus, ka deklaruar se kapacitetet e Ukrainës në përdorimin dhe prodhimin e dronëve kanë arritur nivele të jashtëzakonshme, duke lënë pas edhe Shtetet e Bashkuara në këtë fushë.
“Ukraina tani po përdor 10 mijë ose më shumë dronë në ditë. Kjo është thjesht mahnitëse”, tha Petraeus.
Sipas tij, vetëm gjatë vitit të kaluar Ukraina ka prodhuar rreth 3.5 milionë dronë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë prodhuar afërsisht 300 mijë.
“Ne nuk kemi asgjë të ngjashme me atë që ata kanë”, theksoi ish-kreu i CIA-s, duke nënvizuar rëndësinë e madhe që dronët kanë marrë në luftën moderne.
Petraeus tha se konflikti në Ukrainë ka ndryshuar mënyrën se si zhvillohen operacionet ushtarake, duke e kthyer teknologjinë pa pilot në një nga faktorët kryesorë të fushëbetejës.
Rritja masive e prodhimit ukrainas të dronëve është nxitur nga nevoja për t’u përballur me ushtrinë ruse, ndërsa Kievi ka investuar fuqishëm në zhvillimin e industrisë vendore të mjeteve pa pilot.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!