image Ish-prokurori Adriatik Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel

Shqipëri

Ish-prokurori Adriatik Llalla i shtruar në spital, kërkon pafajësinë në Apel

news image

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Në një seancë ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg.

Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Më 20 maj, Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vjet burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-prokurorin e përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në ShBA atij dhe familjarëve, raporton CNN.A2, përcjell Sinjali.

Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur./Gazeta Sinjali/