Harvey Weinstein, emri i dëgjuar i Hollivudit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe ndodhet në izolim brenda burgut. Ish- producenti muajin e kaluar u dënua me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulme seksuale.
Weinstein dyshohet se e mori koronavirusin nga dy të burgosur të tjerë të cilët rezultuan pozitivë të dielën.
Skandali pak kohë më parë në Hollivud për kontratat në këmbim të favoreve seksuale e bënë Weinstein edhe më të famshëm por e bënë të përfundojë në burg.
Ai u shpall fajtor për akt seksual kriminal ndaj ndihmëses së produksionit Miriam Haley në 2006 si dhe aktores Jessica Mann në 2013. /Gazeta Sinjali/