Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihen disa nga figurat më të rëndësishme të politikës amerikane të dekadave të fundit.
Në imazh shfaqen gjithashtu Joe Biden, George W. Bush dhe Bill Clinton, së bashku me bashkëshortet e tyre.
Në postimin e tij, Obama ka falënderuar kolegët për miqësinë dhe bashkëpunimin ndër vite, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe vazhdimësisë institucionale në politikën amerikane.
“Për George dhe Laura, Bill dhe Hillary — jemi mirënjohës për miqësinë tuaj, këshillat dhe përkushtimin ndaj këtij vendi. Dhe për Joe dhe Jill, ju falënderojmë që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi me ne”, shkroi Obama.
Fotoja është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, duke ngjallur reagime dhe komente të shumta për unitetin simbolik të ish-udhëheqësve amerikanë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit! /GazetaSinjali/Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!