image Ish-portieri i Superligës drejton një shkollë futbolli

Futboll

Foto/ Ish-portieri i Superligës drejton një shkollë futbolli

news image

Motivi i talenteve të ri tashmë është në yjet e Përfaqësueses së Kosovës, duke ëndërruar që edhe ata një ditë do të veshin fanellën e Kosovës apo ndonjë klubi evropian.

Vendi ynë që njihet si “Brazili i Ballkanit” për shkak të talenteve që kanë dalë ndër vite në kampionatet më të forta evropiane.

Për t’iu ndihmuar që kjo ëndërr të bëhet realitet është duke punuar edhe ish-portieri i Superligës së Kosovës, Tahir Morina.

Morina pasi vari dorezat në mur, vazhdoi punën në futboll por tashmë si trajner.

Ish portieri i KEK-ut sezonin e kaluar ishte pjesë e shtabit teknik të Bylbyl Sokolit.

Ai është themeluesi i shkollës së futbollit “Ardhmëria”, shkollë e cila tash e disa vite është pjesëmarrëse e rregullt në garat që FFK organizon.

Image may contain: one or more people, people playing sport, sky, grass, outdoor and nature

“Taki” i cili në forcat e tij ka krijuar kushte mjaftë të mira për fëmijët, duke iu krijuar kushte elementare.

Shkolla e futbollit “Ardhmëria” veprimtarinë e saj e zhvillon në fshatin “Muzakaj”, të komunës së Obiliqit.

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Insporti ka zhvilluar një intervistë me Morinën rreth shkollës, punës së tij me fëmijët dhe synimet e kësaj shkolle.

Cilat ishin sfidat kur filluat me këtë shkollë?

Sfidat kur kam filluar me këtë shkollë kanë qenë të shumta, si mungesa e kushteve elementare për të punuar. Por, nuk do të ndalem, motivi që kam më bënë të punojë edhe më fortë.

Çka të shtyri drejt këtij vendimi?

Më shtyri vullneti dhe dëshira e madhe për punuar me gjeneratat e reja. Vullneti i fëmijëve që shoh çdo mëngjes, më bënë që të punojë edhe më shumë. Kushte të cilat nuk i ka pasur gjenerata ime, dua që këta t’i kenë.

Sa është vështirë të punosh me gjenerata te reja, duke ditur sfidat ne futbollin tonë?

Ne fillim me të vërtet ka qenë e vështirë duke pasur parasysh mungesën e kushteve elementare, por me kalimin e kohës me punë dhe përkushtimin e vazhdueshëm që kemi treguar ne si shtab teknik, unë, Kushtrim Morina, Bahri Xhigoli dhe Avni Shala kemi arritur të krijojmë kulturë, disiplinë dhe një mentalitet ndryshe e cila ndikon në përmirësimin e aftësive si futbollist. Me vullnetin dhe kënaqësinë më të madhe punojmë duke shpresuar që të krijojmë futbollistë, të cilët në një të ardhme të afërt do të kishin pasur mundësin të luajnë për skuadrat e mëdha evropiane dhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Përkundër sfidave ekonomike, keni arritur të krijonin kushte mjaftë të mira. Fusha është po thuajse e nivelit të Superligës?

Po ashtu është, infrastruktura është kushti i parë dhe elementarë, andaj ne kemi punuar shumë fillimisht në krijimin e kushteve për të pasur mundësi dhe më lehtë të punojmë ne si trajnerë por edhe futbollistët në një fushë të nivelit të Superligës.

Cilat janë të arriturat e Ardhmërisë?

Ne si “Sh.F. Ardhmëria” kemi pasur vazhdimisht plasman të mirë në tabelë me të gjitha gjeneratat që nga themelimi si shkollë e futbollit. Fitues të shumë të turneve të ndryshëm që janë mbajtur brenda por edhe jashtë saj. Tash, së fundmi kemi marr pjesë në një turne të mbajtur në Gjermani, ku kemi arritur në finale dhe kemi humbur në penallti kundër Fc Saarbrucken, një sukses mjaftë i madh me gjeneratën U-17. Dhe si rezultat i organizimit shumë të mirë dhe rezultateve të mira, në si shkollë e futbollit Ardhmëria, e kemi marrë ftesën që të jemi edhe vitin e ardhshëm pjesë e këtij turneu. /Insporti.com

Image may contain: one or more people, grass, sky, outdoor and nature
Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor