image Ish-pjesëtari i UÇK-së: Heroina Myrvete Maksutaj u vra me snajper në kokë nga polici serb

Sociale

Ish-pjesëtari i UÇK-së: Heroina Myrvete Maksutaj u vra me snajper në kokë nga polici serb

news image

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Besnik Shala, ka rrëfyer aksionin që kishte ndodhur në spitalin e Pejës, ku u vra heroina Myrvete Maksutaj.

Shala ka rrëfyer se si ishte vrarë heroina Myrvete Maksutaj nga pjesëtari i policisë së forcave serbe, derisa po tentonin të hynin në spitalin e Pejës për ta shpëtuar bashkëluftëtarin e tyre, Naim Lushi, i cili ishte plagosur në luftë.

“Në spitalin e Pejës kemi hyrë më daten 4 dhjetor rreth orës 11 të mëngjesit. Ishte mot i ftohtë dhe me shi, derisa ishim duke vazhdu me hy na ka dal një policë serb kemi shti në të, edhe është rrëzu në tokë, kemi fillu me vrapu i kam thënë Myrvetes vrapo zig-zag, në ato momente jam kthy dhe e kam gjujt edhe një Policë tjetër nga prapa, jam kthy ne anën e djathë e kam pa që nuk është Myrvetja, ajo ishte e shtrirë në tokë. E kam parë një policë kishte marr pozicion të gjuajtjes si në poligon, ai ka qenë i njësis speciale, shtike me revole sa mujke, jam kthy kam marr në shenjë dhe e kam vra. Kur jam kthy mbrapa e pash që Myrvetja ishte e shtrirë në tokë, afër kokës së Myrvetes ishte bërë një pellg gjaku, aty e pash që ajo kish ndrru jetë, jam afru afër nuk e kam prekë, policia gjuante në të gjitha anët, kam vendos me vazhdu Myrvetja ka mbetë aty, dhe fillojsha me shti në policët serb”, ka thënë ai në emisionin n’Demos.

Ndër të tjera Shala ka treguar se gjatë tentimit për largim nga spitali i Pejës, pas vdekjes së Myrvetes, ai kishte hasur përsëri në policët serbë dhe kishte vazhduar të qëllojë në ta, deri në arritjen e një vendi më të sigurtë.

Kujtojmë se Myrvete Maksutaj ka qenë pjesë e brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’. Ajo kreu shumë aksione kundër forcave pushtuese.

/GazetaSinjali/