image Ish-pjesëtari i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit

Kosovë

Drejtësi/ Ish-pjesëtari i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit

news image

Bahri Gashi, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është ftuar nga hetuesit e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale që të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

Lajmin e ka bërë të ditur Gashi, përmes një shkrimi në Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Familjarë dhe miq të nderuar, ju njoftoj se dje me datën 16.01.2020 kam marrë ftesë të paraqiten në Prokurori Speciale në Hagë, në cilësi e të dyshuarit”, ka shkruar ai.

Deri më tani, janë rreth 250 persona janë ftuar nga Dhomat e Specializuara për t’u intervistuar. Në mesin e tyre janë edhe shumë udhëheqës së UÇK-së./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/bahrigashi.bafta/posts/10162883087320184