image Ish-pjesëtari i SHIK-ut do të jetë kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Kosovë

Politikë/ Ish-pjesëtari i SHIK-ut do të jetë kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

news image

Ish-pjesëtari i Shërbimit Informativ i Kosovës, Fatmir Xhelili do të jetë kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, i cili u konstitua sot, shkruan Gazeta Sinjali.

Xhelili me këtë rast tha se përveç që do ta bëjë mbikëqyrjen e kësaj agjencie, do ta bëjë edhe hetimin e saj.

Anëtarët e tjerë të saj janë Mefail Bajqinovci, Sali Zyba dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje, Lirije Kajtazi e LDK’së, Gazmend Bytyqi nga PDK-ja, Gazmend Syla i AAK-së, Endrit Shala nga Nisma, Slavko Simiq i Listës Serbe, Rasim Demiri nga 6plus.Gazeta Sinjali/