Getoar Mjeku, këshilltari jurdik i ish-ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajadrit, ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me këtë të fundit, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, Mjeku ka falenderuar ish-ministren Hajdari për, siç tha ai, shërbimin ndaj vendit dhe mundësinë për të kontribuar në kabinetin e saj.
“Punën në zyrë na e ndalën në gjysmë. Por do të vazhdojmë me u angazhu për të mirë, kudo që ndodhemi. Faleminderit për shërbimin ndaj vendit dhe për mundësinë me kontribu në kabinetin e MEPTINIS-it, Ministre Rozeta Hajdari. Më 12 qershor jemi në Shesh”, ka shkruar ai./Gazeta Sinjali/