image Ish-ministri Zemaj i reagon Qeverisë Kurti për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

Politikë

Ish-ministri Zemaj i reagon Qeverisë Kurti për shtesat e punëtorëve shëndetësorë

news image

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtesat e punëtorëve shëndetësorë, duke thënë se pas një viti plot me rreziqe dhe sakrifica për këtë kategori, shteti sipas tij po ua shkurton shtesat.

Sipas tij, zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë.

“Pas një viti në vijën e parë të betejës me virusin vdekjeprurës, një vit plot rreziqe e sakrificë, pa gjumë e pa familje, pa pushime e pa festa, shteti ynë, heronjtë e vet, në vend se t’i shpërblej, ua shkurton shtesat e merituara. Zvogëlimi i përkrahjes për personelin shëndetësorë, heronjtë e ditëve tona, tregon fytyrën e vërtetë të Qeverisë ndaj më meritorëve. Hap prapa në shëndetësi, sikur të çdo ditë të kësaj Qeverie”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Qeveria dje ka marrë vendim për të ndarë shtesa në paga për punëtorët shëndetësorë, rrjedhimisht për këtë kategori do të ndahen nga 150 euro shtesa.

/GazetaSinjali/