image Ish-menaxheri Potera padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi

Bota e Yjeve

Ish-menaxheri Potera padit Gjestin për shpifje dhe prishje imazhi

news image

Ish-menaxheri i Gjestit, Samed Potera, ka konfirmuar se ka ngritur padi ndaj Gjestit për shpifje dhe prishje imazhi.

Potera tha se padi ka bërë për shkak të akuzave të papranueshme, ndërsa theksoi se e merr përsipër përgjegjësinë që këto veprime janë ndërmarrë pa dijeninë e Gjestit.

“Padinë e kam bërë sot për shkak të akuzës për shpifje dhe prishje imazhi”, tha ai në Klan Kosova.

Gjesti gjatë rrëfimit që ka dhënë sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3, ka treguar një ndodhi të keqe që ka përjetuar.

Ai, mes tjerash ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj ka pauzuar për një kohë.

“Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk me rrike shumë gati. Edhe pse Dj im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti.

“I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë channelin, nëntë muaj pauzova, se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e t’i dërgojë te familja, kurrë s’ka me ia pa hairin”, tha ai.

/GazetaSinjali/