image Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës: Po të kishte pasur ndonjë ankesë, Agon Musliu do t’i thoshte dikujt

Kosovë

Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës: Po të kishte pasur ndonjë ankesë, Agon Musliu do t’i thoshte dikujt

news image

Ish-menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hasani ka raportuar sot para komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë në lidhje me rastin e vdekjes së Agon Musliut.

Me këtë rast Hasani theksoi se po të kishte pasur ankesa i ndjeri do t’i kishte thënë dikujt prej vullnetarëve.

“Po të kishte ankesa edhe vetë i nderi do t’i kishte thënë dikujt prej vullnetarëve apo neve dhe do ta kishim liruar si të tjerët. Po të na kishte ardhur ndonjë ankesë do të ishim marrë me të ,pasi ne jemi marrë me çdo ankesë qoftë edhe veç një mesazh nëse na ka ardh e kemi marrë parasysh. Edhe çdoherë kur dikush ka bërtit apo është ankuar ne kemi dërguar njerëzit përgjegjës”, tha ai.

Hasani shtoi se “SHSKUK nuk mundet t’i dërgojë njerëzit në sekonda”, por bashkë me vullnetarët kanë qëndruar gati për të mos ndodhur më e keqja.

“Nuk them se s’ka lëshime, por e them me plot bindje se është bërë puna më e mirë e mundshme. Kjo është pyetje që s’duhet të më adresohet mua, të gjithë personat që janë sjellë në karantinë flasim ne për ta, jo për të tjerat”, shtoi ai.

/GazetaSinjali/