image Ish-luftëtari i UÇK-së ndërron jetë si pasojë e infektimit me koronavirus

Sociale

Ish-luftëtari i UÇK-së ndërron jetë si pasojë e infektimit me koronavirus

news image

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Tahiri, nga Pasoma e Vushtrrisë, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e ish-ushtarit e ka bërë të ditur nipi i tij, përmes një postimi në Facebook.

“Të dashur shokë, miq, sot pas një sëmundje me COVID-in e mallkuar, ka ndërruar jetë migja jonë, Jakup Tahiri, veteran i Ushtrisë Çlirimtare. Allahu në Xhennet migjë. Vorrimi bëhet në fshatin Pasomë, në ora 13:30”, shkroi ai./Gazeta Sinjali/