image Ish-luftëtarët: Kontributi i UÇK-së s’mund të humbet, partitë po e përdorin për vota

Kosovë

Ish-luftëtarët: Kontributi i UÇK-së s’mund të humbet, partitë po e përdorin për vota

news image

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po vlerësojnë se kontributi i bashkëluftëtarëve të tyre nuk mund të zhvlerësohet.

Madje sipas tyre çdo përpjekje që të tjetërsohet e të humbën vlerat e luftës janë të papranueshme nga kushdo qofshin. Ata thonë se partitë politike në shumë raste po i përdorin çlirimtarët për përfitimin e votave.

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, thotë se edhe ndonëse mund të ketë përplasje e përpjekje për mohim, mirëpo historia nuk mund të përsëritet e as të ndryshohet.

“Zhvlerësimi i atij kontributi nuk mund të ndodhë. Mund të ketë përplasje e përpjekje mirëpo kjo është një realitet që ka ndodhur dhe kjo është një histori që nuk mund të përsëritet dhe transformohet dhe as ndryshohet ajo është diçka që ka ndodhur”, ka deklaruar Berisha për Ekonomia Online.

Ai tha se mbajtja e krerëve të UÇK në Hagë që prej momentit të arrestimet e deri te konfirmimi i aktakuzës ka qenë i jashtëligjshëm.

E sa i përket pretendimeve për ikje, Berisha tha se janë shpifje që vetëm Beogradi mund t’i imagjinojë.

“Duhet të na shtyjnë që të luftojmë që këto gjykata mbyllin procesin me vendim gjyqësor në raport me pretendimet e Dick Martyt pastaj për këto vepra që po akuzohen padrejtësisht krerët e UÇK mendoj se këto dosje duhet t’i kthehen institucioneve në Kosovë dje të vazhdojë procesi në Kosovë. Mbajtja dhe dërgimi është i padrejtë sepse po shihet që ka qenë pa bazë juridike”.

“Mbajtja e tyre prej momentit të arrestimit e derisa është konfirmuar aktakuza ka qenë e jashtëligjshme. Pretendimet për rrezikun e ikjes çfarë prodhojnë gjykata janë shpifje që veç Beogradi mund t’i imagjinojë sepse ata burra kanë udhëhequr në këtë vend. Krejt çka ka arritje në këtë vend e kanë gjurmën e tyre dhe po të kishin pasur pretendime me ikë nuk do të kishin hyrë fare në luftë atëherë kur ka qenë më së vështiri me marrë vendim mi dalë përballë makinerisë ushtarake të Serbisë”.

Edhe ushtruesi i Detyrës i Kryetarit të OVL UÇK, Faton Klinaku tha se kontributi i UÇK nuk mund të tjetërsohet as humbet.

Sipas tij, po ndërhyhet nga parti politike me akuza të ndryshme që i kanë për fushatë elektorale. “Kontributi i UÇK nuk mund të tjetërsohet, kontributet e njerëzve në veçanti po bëhet çështje politike me akuza ta partive të ndryshme që i kanë për fushata elektorale i kritikojnë individët po UÇK është një vlerë e cila nuk humbet dot”.

Klinaku i OVL UÇK, shtoi se e kanë kundërshtuar vazhdimisht Gjykatën Speciale që nga themelimi i saj sepse ka qenë gjykatë politike duke ndjekur vetëm krerët e UÇK.

Tutje, ai theksoi se zvarritje të procesit ka pasur vazhdimisht qoftë për krerët e UÇK qoftë edhe për rastin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinaj.

“Gjykatën Speciale e kemi kundërshtuar qysh nga themelimi i saj sepse e kemi ditur që do të jetë gjykatë politike e cila i ndjek vetëm UÇK sepse po të ishte gjykatë e rregullt apo gjykatë normale do t’i ndiqte të gjitha krimet në Kosovë. Zvarritjet e procesit ka pasur vazhdimisht qoftë për krerët e UÇK qoftë edhe për rastin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj sepse një prokurori normale nuk mund të bëjë hetime e njerëzit i ka në paraburgim qe dy vjet”.

“Ata është dashur t’i kryejnë hetimet pastaj të ngrisin nesër kanë bazë aktakuzë, por edhe nuk kanë bazë fare sepse ata dëshmitar që po largohen natyrisht shumica prej tyre janë që kanë bërë shpifje dhe po të ishte gjykatë normale do të duhej t’ ndiqte edhe ata që kanë refuzuar si dëshmitar edhe që kanë bërë shpifje të ulëta”, tha Klinaku.

/GazetaSinjali/