Personi i cili vrau pesë persona, përfshirë edhe një mjek të njohur në Karolinën e Jugut, ka qenë ish-lojtari i ligës NFL, Phillip Adams. Ai më pas vrau edhe veten, sipas mediave amerikane.
Burimi i cili foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar për të folur publikisht, ka thënë se prindërit e Adamsit kanë jetuar afër shtëpisë së mjekut në Rock Hill. Ai ka thënë se Phillips vrau veten pas mesnatës me armë zjarri.
Zyra e sherifit të qarkut York ka thënë se ka kërkuar disa orë para se ta gjente të dyshuarin pranë shtëpisë.
33-vjeçari Adams ka luajtur në defensivë për disa ekipe, përfshirë edhe 49ers dhe Atlanta Falcons. Ai po ashtu vuajti nga shumë dëmtime në NFL, si dëmtime dhe thyerje të nyjës së këmbës së majtë.
Hetuesi i rastit ka thënë se Dr. Robert Lesslie 70-vjeçar dhe gruaja e tij, Barbara Lesslie 69-vjeçare, ishin gjetur të vdekur bashkë me nipërit dhe mbesat, Adah Lesslie 9-vjeçare dhe Noah Lesslie, 5-vjeçare.
Personi që ka qenë duke punuar në shtëpi, James Lewis 38-vjeçar, u vra jashtë shtëpisë, ndërsa personi i gjashtë është nisur për në spital me plagë të rënda. /Gazeta Sinjali/