Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Lipjan, Selatin Retkoceri i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli i cili i ka uruar mirëseardhje në parti Selatin Retkocerit.
“Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik. Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët. Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Ai ka shtuar se të ardhmen do ta ndërtojnë për çdo qytetar.