Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se është shkarkuar kryeshefi i KRU “Gjakova, Ismet Ahmeti. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin vet Ahmeti, i cili tregoi arsyetimin, që sipas tij është marrë ky vendim.
Ai thotë se “arsyeja dihet”, duke shtuar se ka qenë më i suksesshmi.
“Po, sot më ka shkarku bordi i drejtorëve . Arsyeja dihet. Qëllimi se vetëm që kom qenë një kryeshef më i suksesshmi në rajon, që 10 vjet. 8 vjet që jemi shpallë kompania më e mirë, me performancën më të mirë. Kjo është arsyeja. Vendimin ende s’e kom marrë, po ata sot e kanë marrë vendimin”, tha Ahmeti për Sinjalin.