image Ish-kryeprokurori i Shqipërisë shpallet në kërkim kombëtar, Policia zbarkon në shtëpinë e tij

Shqipëri

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë shpallet në kërkim kombëtar, Policia zbarkon në shtëpinë e tij

news image

Ish-kryeprokurori në Shqipëri, Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar. Ai është larguar nga Shqipëria më 9 shtator me destinacion Italinë, por mbetet e paqartë se ku ndodhet aktualisht.

Pas urdhrit të SPAK për të kontrolluar shtëpinë e ish-kryeprokurorit, policia e Tiranës ka zbarkuar në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpi, i cili ka zgjatur 20 minuta, mësohet se Llalla nuk është gjetur, shkruan Top Channel.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit e shpalli atë fajtor për fshehje të pasurisë për tre raste dhe e dënoi atë me dy vite burgim.

Ky vendim që la në fuqi një të mëparshëm është i pari ndaj një prej ish-zyrtarëve më të lartë të prokurorisë së përgjithshme, i hetuar nga SPAK.

/GazetaSinjali/