image Ish-kryeprokurori raporton se u kanos e u tentua të sulmohej në Mitrovicë, një person ndalohet për 48 orë

Siguri

Ish-kryeprokurori raporton se u kanos e u tentua të sulmohej në Mitrovicë, një person ndalohet për 48 orë

news image

Një ish-kryeprokuror, tani avokat, ka raportuar në Polici se është kanosur dhe se ndaj tij është tentuar sulm fizik në Mitrovicë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës 10:00, në sheshin “Isa Boletini”.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesi ka deklaruar se derisa ishte duke pirë kafe, i dyshuari i është afruar dhe dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht, duke e kanosur me fjalë të ndryshme.

Sipas deklarimit të ankuesit, kanosja dhe tentim-sulmi dyshohet se lidhen me detyrën zyrtare që ai e kishte ushtruar më herët si kryeprokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda.

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar si “Sulm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/