image Ish-kryeministri i Britanisë: Koronavirusi nuk do të zhduket

Botë

Ish-kryeministri i Britanisë: Koronavirusi nuk do të zhduket

news image

Ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair ka thënë se pandemia nuk do të zhduket përgjithmonë dhe se qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me të.

Gjithashtu, ai shtoi se Britania ka vetëm 50 përqind shanse për tu prekur nga një valë e dytë, por gjithsesi sipas tij duhet përgatitur.

Blair i është drejtuar qeverisë që të bashkëpunojë me të gjitha palët, institucionet, partitë politike, qytetarët që të evitojnë kthimin në karantinë.

Nga një raport i fundit nga Organizata Joqeveritare e Blair rekomandon testimin masiv dhe vendosjen e detyrueshme të maskave.

“Nëse testoni vetëm personat me simptoma, atëherë ju do shmangni ato që përbëjnë një rrezik të madh, asimptomatkët dhe me simptoma të lehta”, ka thënë Blair. /Gazeta Sinjali/