image Ish-kryeministri grek kritikon Bakoyannis për raportin e saj rreth Kosovës në KiE: Nuk e përfaqëson Greqinë

Politikë

Ish-kryeministri grek kritikon Bakoyannis për raportin e saj rreth Kosovës në KiE: Nuk e përfaqëson Greqinë

news image

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras ka kritikuar ashpër raportuesen për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, duke theksuar se ajo nuk përfaqëson Greqinë.

“Këtë vit shënon 50 vjetorin e pushtimit turk të Qipros. Pesë dekada pushtim të Republikës së Qipros, 50 vjet tragjedi moderne greke pa fund. Dhe pyes veten: pse qeveria greke nuk e mori, siç duhej, Iniciativat ndërkombëtare për të shënuar këtë përvjetor traumatik. I gjithë viti duhet t’i kushtohet promovimit të tragjedisë qipriote”, tha Samaras.

Ai theksoi se raporti i hartuar për Kosovën i Dora Bakoyannis nuk përfaqëson Greqinë dhe helenizmin.

Samaras vuri në dukje se Greqia më tepër duhet të merret me shënimin e 50-vjetorit të pushtimit turk të Qipros, në vend që ta tërheqë helenizmin në shtigje të rrezikshme, si me rezolutën për Kosovën.

“Gjërat e padëgjuara që kanë ndodhur së fundmi me rezolutën për Kosovën nuk përfaqësojnë Greqinë dhe helenizmin! Dhe do të ishte më e rëndësishme të merreshim me 50 vitet në vend që të fusim helenizmin në rrugë të rrezikshme, si me rezolutën për Kosovën…”, u shpreh ai.

/GazetaSinjali/