Ish-kryeministri francez, Francois Fillon, po akuzohet për përfshirjen në një skandal për “punë të rreme”, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai dyshohet se i ka paguar qindra mijëra euro gruas së tij, Penelope, për një punë që ajo nuk e ka kryer kurrë, si asistente e tij.
Çifti doli para gjykatës sot, të cilët kanë mohuar gjithçka. Nëse këto akuza vërtetohen, ish-kryeministri francez do të dënohet me të paktën 10 vite burg.
Gjithѯka kishte filluar në vitin 2017, kur Fillon pretendohej se do të garonte për president. Por, që pas publikimit të tyre, ai e humbi kryesimin ndaj Macron, i cili fitoi -mandatin për kreun e shtetit./Gazeta Sinjali/