image Ish-kreu i Veteranëve të UÇK-së: U kërcënova me bërtima jo të një njeriu normal

Siguri

Ish-kreu i Veteranëve të UÇK-së: U kërcënova me bërtima jo të një njeriu normal

news image

Në fundjavën që lamë pas një ndër lajmet më të bujshme ishte arrestimi i ish-kreut të Veteranëve të UÇK-së, Faik Fazliu, i cili u përcoll edhe me pamje të arrestimit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Për publikun këto pamje ishin shqetësuese, sepse në to vërehej gjersa Fazliu rrëzohet në mes të lokalit.

Lidhur me arrestimin e tij, vetë Fazliu është prononcuar për televizionin publik, se si erdhi deri te rrëzimi në mes të një lokali në Prizren.

Ai ka thënë se është ndjerë i kërcënuar, nga toni i zërit të zyrtarit policor, i cili ton, sipas tij nuk është normal, më pas është shtyrë, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

“Polici ka kërku që ta lirojmë lokalin. Ne kemi fillu me e liru lokalin. Duke dalë polici më është drejtu “çka po kqyrë, hec më shpejtë, largohu”. Ai e dike që unë nuk mundem edhe ashtu me hecë shpejtë, edhe po të doja nuk do mundesha. I thashë që duke dalë jemi. Kaq, unë e di vetëm që më është afru, mu ka kërcënu faktikisht me bërtima jo të një njeriu normal. Më ka shtyrë, në atë moment unë nuk kam mujtë me e mbajtë balancin dhe jam rrëzu”, ka thënë Fazliu. /GazetaSinjali/