image Ish-komandanti izraelit: Dështim kolosal, hierarkitë thjesht dështuan

Botë

Ish-komandanti izraelit: Dështim kolosal, hierarkitë thjesht dështuan

news image

Ish-komandanti i forcave detare izraelite, Gjeneral Major Eli Marom, e ka kritikuar ashpër reagimin e forcave të sigurisë ndaj sulmit të Hamasit në pjesën jugore të Izraelit.

“Tërë Izraeli po e pyet veten: Ku janë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, ku është policia, ku është siguria”- tha ish-zyrtari i lartë ushtarak në kanalin “Channel 12”.

“Është një dështim kolosal, hierarkitë thjesht dështuan, me pasoja të mëdha”- shtoi ai.

Amos Yadlin, ish-shef i inteligjencës ushtarake të Izraelit, e krahasoi situatën me Luftën e Yom Kippurit – një sulm tjetër i shënuar me “dështim të inteligjencës”, kur armiku e nis konfliktin, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Megjithatë, ai theksoi se Izraeli duhet të qëndrojë i qetë. Sipas Yadlinit, prioritet i menjëhershëm është gjetja dhe ballafaqimi me të gjithë militantët brenda Izraelit dhe të parandalohet përhapja e konfliktit në fronte të tjera, sidomos me Hezbollahun në veri.

/GazetaSinjali/