image Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali qëndroi 10 ditë në luftë, iku me refugjatët maleve

Sociale

Ish-komandanti i Sveçlës: Xhelali qëndroi 10 ditë në luftë, iku me refugjatët maleve

news image

Ministri i tanishëm i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vetëm dhjetë ditë ka mbajtur të veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së fundit në Kosovës.

Kështu ka thënë ish-komandanti i tij, Skender Tahiri, i cili ka shtuar se pas këtyre ditëve, Sveçla kishte ikur maleve së bashku me refugjatët.

Tahiri e pohon se ministri Sveçla kishte qenë ushtari i UÇK-së në fshatin Klinë, në Skenderaj, përkatësisht në lagjen Baranaj, por më pas ishte bashkuar me kolonën e refugjatëve që po iknin në Shqipëri.

“Ka qenë në kompaninë e tretë në lagjen Baranaj, por ka nejtë vetëm 10 ditë ka dezertu dhe ma nuk e di. U ardhë u lajmëru si ushtarak, i kemi dhënë detyra dhe ka ikë pas 10 ditëve, sa më kujtohet mu”, ka treguar Tahiri.

Ai madje thotë se Sveçla nuk ia kishte dhënë asnjë arsye para se të largohej nga lufta.

“Ai nuk ka dhënë asnjë arsye për largimin e tij. Ka ikë malit së bashku më refugjatë. Me sa e di unë, iu ka bashkëngjitë edhe kolonës bile”, shprehet Tahiri për Infokus.

Se Sveçla ka qenë një ushtar dezertor e ka thënë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Ai ka qenë në zonën ku kam qenë unë. Xhelal Sveçla është dezertor. Ai ka qenë në gusht të ’98-ës, në pikën te Beranj në Klinë të Epërme, edhe në shtator ka ikë”, ka deklaruar Haxhiu.

Krejt ky debat ka nisur pas arrestimi në mënyrë të dhunshme ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Faik Fazliut dhe deklaratës së ministrit se ka “përfunduar koha kur bandidët kanë sulmuar policinë”./Gazeta Sinjali/