image Ish-komandanti ftohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

Ftesë/ Ish-komandanti ftohet nga Gjykata Speciale

news image

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kastrati, i cili ka treguar se do të intervistohet në javën e parë të muajit nëntor.

“Të nderuar bashkëluftëtar, miq dhe familjar, Për hirë të informimit të drejtë ju njoftoj se, kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë. Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë . Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë ! Zoti e bekoftë Kosovën!”, ka shkruar Kastrati./Gazeta Sinjali/