Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Gazmend Abrashi, ka thënë se Amerika është përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi për shkak të taksës.
“Ne me taksën kemi futur në bisedime edhe Amerikën”, tha Abrashi në ‘Debat Plus’.
Më tej, tha se Qeveria Haradinaj ka mundur ta heq taksën në këmbim të liberalizimit të liberalizimit të vizave, por vepruan ndryshe.
“Ne kemi mundur ta heqim taksën në këmbim të liberalizimit të vizave, por koha do ta tregojë se kemi bërë një potez shumë të mirë që nuk e kemi larguar”, tha ai.
Ish-kandidati për deputet nga radhët e AAK-së thotë se asnjë masë apo veprim nuk ka dhënë efekt sa vendosja taksës në sensibilizimin e qytetarëve për produktet serbe. /Gazeta Sinjali/