image Ish-këshilltari i Kurtit për tollovinë te “1 Tetori”: Zemaj do ta kishte menaxhuar më mirë

Politikë

Ish-këshilltari i Kurtit për tollovinë te “1 Tetori”: Zemaj do ta kishte menaxhuar më mirë

news image

Ish-këshilltari i Albin Kurti, Shkelzen Gashi ka reaguar për tollovinë tek Qendra e Vaksinimit në Prishtinë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi thotë se është i bindur që ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do ta kishte menaxhuar më mirë këtë situatë.

Jam i bindun, madje thellë, që Armend Zemaj kishte me e menaxhu larg më mirë këtë situatë. Marre”, është shprehur Gashi.

Në lidhje me pamjet e sotme tek qendra e vaksinimit në Prishtinë kanë reaguar edhe liderë opozitarë, duke fajësuar qeverinë për mosorganizim të procesit të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër theksoi se tollovia është krijuar për arsye të ardhjes së qytetarëve nga qytete tjera. Te ta ka bërë thirrje të vaksinohen nëpër komunat e tyre.

/Gazeta Sinjali/