image Ish-gazetarja Lama: Në 2015 AKI më paralajmëroi që jeta ime dhe e Visar Duriqit ishte në rrezik

Kosovë

Ish-gazetarja Lama: Në 2015 AKI më paralajmëroi që jeta ime dhe e Visar Duriqit ishte në rrezik

news image

Zyrtarja e LDK-së dhe ish-gazetarja, Alma Lama ka reaguar pas sulmit fizik që iu bë gazetarit të Insajderit, Visar Duriqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lama ka shkruar se në vitin 2015, Agjencia Kosovare e Inteligjencës e kishte paralajmëruar atë dhe Duriqin se jeta e tyre ishte në rrezik, siç ka shkruar ajo, nga fondamentalistët islamikë.

“Une isha ne muajin e tete te shtatezanise, kur AKI me njoftoi per rrezikun.  Kuptohet se u trondita jashte mase. Pas dhjetera  mijera kercenimeve qe kisha marre prej vitit 2013, ky ishte paralajmerimi me serioz dhe i frikshem. Mu desh pothuaj te izolohem e te leviz vetem e shoqeruar,  per nje kohe te gjate”, ka shkruar Lama.

Ajo ka treguar se si Duriqi kishte vazhduar punën teksa ajo ishte izoluar prej frikës.

“Kurre nuk kemi marre pergjigje rreth kesaj çështje”, ka shkruar Lama.

Lama thotë se sulmi ndaj Duriqit ka për qëllim frikësimin dhe goditjen e lirisë së fjalës. /Gazeta Sinjali/