Heidi Lushtaku është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Bukuroshja, së fundmi raportohet se ka nisur një histori dashurie me futbollistin e Atalantës, Merih Demiral.
Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat turke, teksa bëhet me dije se bukuroshja shqiptare është tetë vite më e madhe se futbollisti.
Heidi është e lindur dhe e rritur në Kosovë, më saktë ajo është nga qyteti i Vushtrrisë, ndërkohë që në të kaluarën ka qenë e lidhur me boksierin Robin Krasniqi.
Lidhja me Demiral është zbuluar nëpërmjet një fotoje që Heidi Lushtaku ka shpërndarë nga shtëpia e futbollistit të kombëtares turke.
Lajmi është konfirmuar edhe nga “Snob Magazinë”, që konfirmon se Heidi i ka vjedhur zemrën yllit turk, i cili është shok skuadre me Berat Gjimshitin te Atalanta.