Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë i themeluar nga Qeveria e Kosovës ka shqiptuar masën e “Largimit nga Shërbimi Civil”, ndaj ish-drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezajt, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë këtë vendim, në të cilin thuhet se Murtezaj në cilësinë e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës ka bërë shkelje të rëndë disiplinore të përcaktuara në nenin 46 paragrafi 3 nën paragrafët 3.3., 3.8, dhe 3.10 të Ligjit NR. për Zyrtarët Publikë.
“Ilir Murtezaj i emëruar drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, i cili është përgjegjës për shkeljet si në paragrafin I të këtij vendimi, i shqiptohet masa disiplinore “Largim nga Shërbimi Civil'”, thuhet ndër të tjera në vendim.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në tetor të vitit 2020 kishte shkarkuar Murtezajn nga pozita e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës.
“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.
Megjithatë më 8 janar Murtezaj ishte kthyer në punë, për t’u suspenduar vetëm pas dy ditësh./Gazeta Sinjali/