image Ish-drejtori i Infrakosit: U shkarkova sepse bordi e konsideroi të parregullt procesin e emërimit tim, kjo është hakmarrje ndaj meje

Politikë

Ish-drejtori i Infrakosit: U shkarkova sepse bordi e konsideroi të parregullt procesin e emërimit tim, kjo është hakmarrje ndaj meje

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se me vendim të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore – Infrakos, është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, Hysen Nikçi.

Sinjali ka kontaktuar me Nikçin për ta pyetur për arsyet e shkarkimit të tij.

Nikçi thotë se arsyetimi i Bordit për shkarkimin e tij, është që sipas tyre, konkursi i vitit 2020, përmes të cilit Nikçi ishte zgjedhur Kryeshef i kësaj ndërmarrjeje, nuk ka qenë transparent.

Por Nikçi thotë se procesi ka qenë krejtësisht i rregullt.

“Ai ka qenë një konkurs publik që janë respektuar të gjitha rregullat, të gjitha normat ligjore ku kam konkurruar edhe unë si gjithë pjesëmarrësit tjerë. Unë jam përzgjedhë kandidati më i mirë dhe kam fillu punën, e këta kanë ardhë me direktiva. Nuk e di pse, vetëm e kanë anuluar konkursin dhe e kanë kthyer në pikën zero prapë, kjo është e tëra”, ka thënë Nikçi.

Nikçi akuzon Bordin e Infrakosit se shkarkimi i tij ishte hakmarrje ndaj tij, sepse sipas tij, nuk do të mund t’i realizonin qëllimet e tyre me Nikçn në këtë pozitë.

“Është bërë për hakmarrje ndaj meje sepse unë shquhem për profesionalizëm, kam shumë vite punë, andaj këta sigurisht që nuk munden me i realizuar qëllimet e veta përmes meje, sepse toleranca dhe korrupsioni me mua ka qenë zero”, tha kryeshefi i shkarkuar Nikçi. /Gazeta Sinjali/