image Ish-diplomati serb tregon pse SHBA po dëshiron ta arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

Kosovë

Ish-diplomati serb tregon pse SHBA po dëshiron ta arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

news image

Ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, që kishte shërbyer si ambasador i Serbisë në Ëashington, thotë se Vuçiq duhet të kuptojë që Kosova është humbur. Ai i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë që të mos harxhoj energji me këtë cështje.

“Kosova është humbur dhe nuk duhet harxhuar energji shtesë. Një gjë të tillë nuk e pranojnë vetëm politikanët e pasinqertë. Ajo betejë është humbur”, ka thënë historiani serb Protiç.

Teksa ka folur për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfshirjes së SHBA-së në këtë proces, Protiç thotë se ofensiva e fundit e SHBA-së për të zgjidhur problemin mes Prishtinës dhe Beogradit vjen si rezultat i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Amerikë në vitin 2020.

“SHBA-ja u fut në ofensivë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, sepse u vlerësuar që një zgjidhje mund të arrihet para zgjedhjeve presidenciale”, ka shtuar tutje ish-diplomati serb, shkruan “Pravda”.