image Ish-diplomati amerikan: Kurti ka disavantazhe në raport me Trump, të punojë për lidhje personale me njerëzit e tij

Politikë

Ish-diplomati amerikan: Kurti ka disavantazhe në raport me Trump, të punojë për lidhje personale me njerëzit e tij

news image

Ish-diplomati amerikan, Cameron Munter, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka avantazhe dhe disavantazhe në raport me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka punuar në krijimin e lidhjeve personale me njerëzit e administratës së tij.

Sipas tij, Kurti është ndryshe nga Vuçiqi, pasi ata nuk janë të ngjashëm në mënyrën se si u qasen problemeve.

Ai tha se Kurtit do t’i duhet të punojë shumë për të krijuar një lidhje personale me njerëzit në administratën Trump.

Ai ka shtuar se në këtë drejtim, Vuçiq ka bërë punë më të mirë në të kaluarën.

“Po, mendoj se ai është në disavantazh, sepse këtu ka një histori të lidhjeve personale. Vuçiq ka qenë te Trumpi në Shtëpinë e Bardhë. Ka një histori të marrëveshjeve biznesore. Ka premtime se do të ketë investime në rrugën kryesore në Beograd, në ndërtimin e një hoteli luksoz.

Ky lloj marrëdhënieje – mesa di unë – nuk ekziston midis Kurtit dhe njerëzve në administratën e re të SHBA-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kanë qenë të lidhura ngushtë në të kaluarën. Në katër vjetët e fundit, ato kanë thënë se politika e tyre është e njëjtë, por kjo nuk duket se ekziston më. Tani do të duhet një lloj i ri i politikës, në të cilën udhëheqësit e dy vendeve [Kosovës dhe Serbisë] do të duhet të vendosin: të shkojnë në drejtimin evropian apo në drejtimin amerikan?! Normalisht nëse ata janë të ndryshëm“, ka deklaruar ai për REL.

/GazetaSinjali/