Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka akuzuar koalicionin PAN që ka drejtuar Qeverinë e Kosovës për korrupsion dhe për hajni.
Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverisje është vjedhur edhe në lapsa dhe fletore.
“Është vjedhur edhe në lapsa e fletore. Është vjedhur edhe në përmendore të dëshmorëve. Është vjedhur edhe në ndërtimin e përmendoreve. Është vjedhur edhe për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Zemaj në T7.
Ai tutje ka thënë se për Kosovës ishte gjë e mirë rënia e qeverisë.
“ Ka ndodhur gjëja më e mirë për Kosovën që kjo qeveri ka rënë. Vazhdimi i saj do të ishte vetëm e dëmshme për vendin”.