image Ish-bashkëshortja e Fisnik Sylës mallkon Fjolla Morinën

Bota e Yjeve

Ish-bashkëshortja e Fisnik Sylës mallkon Fjolla Morinën

news image

Pas shumë ndodhive rreth jetës së Fjolla Morinës, erdhi edhe lidhja e saj e dashurisë, e kjo nuk mbeti pa marrë vëmendjen e mediave, por edhe ngjalli reagime sidomos të ish-gruas së biznesmenit Fisnik Syla.

Vetëm një ditë më parë Fjolla Morina ndau për herë të parë një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet së bashku me biznesmenin duke e shoqëruar me një dedikim dashurie.

 “Thonë që ‘në dashuri fiton kush ikën’. Nuk është e vërtetë. Në dashuri fiton ai/ajo që rri. Dashuria nuk është e lehtë! Në dashuri duhet të dish të ndash dhimbjen, pasionin, vuajtjet. Ndonjëherë dashuria vë në dyshim gjithçka që ti ke besuar, por kur dashuria është e vërtetë atëherë ajo është në gjendje të superojë çdo vështirësi, çdo pengesë, sepse dashuria fiton mbi gjithçka. Ne në çdo pengesë fituam njëri-tjetrin. Të dua Fisnik Syla”- ka shkruar Fjolla bashkangjitur fotos.

 Gjithashtu, bashkëshortja e Fisnik Sylës ka rrëfyer për nZoom, se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie ka marrë fund dhe se shkaku i fundit të kësaj marrëdhënie është bërë këngëtarja.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”- mësohet të jetë shprehur ajo./Gazeta Sinjali/