Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së rock’n’roll-it, Elvis Presley, ka paraqitur një sfidë ligjore për vlefshmërinë e testamentit të vajzës së tyre të ndjerë.
Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i çiftit, vdiq dy javë më parë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.
Peticioni i gjykatës kundërshton një ndryshim të 2016-ës në testamentin e Lisa Marie që rrëzoi Priscilla-n si administruese e pasurisë.
Dokumenti shkruante gabim emrin e nënës së saj dhe kishte një nënshkrim që dukej i pazakontë, argumentojnë avokatët e zonjës Presley.
Në një paraqitje në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, avokatët e 77-vjeçares thanë se ajo u vu në dijeni për “amendamentin e supozuar të vitit 2016” vetëm pas vdekjes së Lisa Marie.
Amendamenti i testamentit të saj që tani është në diskutim heq nënën e saj dhe ish-menaxherin e saj të biznesit, Barry Siegel, dhe i zëvendëson ata me dy nga fëmijët e saj Riley, 33 vjeç dhe Benjamin Keough.
Benjamin Keough vdiq në vitin 2020 në moshën 27-vjeçare.