Një grua nga Graçanica ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj në Polici, duke pretenduar se ai e ka përndjekur vazhdimisht, e ka kërcënuar dhe i ka ushtruar presion psikologjik për rreth dy javë, raporton Sinjali.
“Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për S. D. (38 vjeç), e cila ka raportuar në Polici ish-bashkëshortin e saj, V. S. (34vjeç).”
Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesja ka deklaruar se ish-bashkëshorti e ka ndjekur vazhdimisht, duke monitoruar lëvizjet e saj, personat me të cilët shoqërohet dhe aktivitetet e përditshme, ndërsa njëkohësisht i ka bërë presion edhe lidhur me kujdesin ndaj dy fëmijëve të tyre.
Ajo ka deklaruar para hetuesve se për rreth 15 ditë ka qenë subjekt i kërcënimeve dhe dhunës psikologjike nga ish-bashkëshorti.
I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Graçanicë, ku gjatë intervistimit i ka mohuar të gjitha pretendimet, duke deklaruar se interesohet vetëm për mirëqenien e dy fëmijëve të tyre dhe se nuk e di arsyen e kallëzimit.
Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje, është iniciuar rasti “Dhunë në familje”, ndërsa procedura do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!