image Ish-bashkëshortët përfshihen në mosmarrëveshje në Kamenicë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

Siguri

Ish-bashkëshortët përfshihen në mosmarrëveshje në Kamenicë, i dyshuari ndalohet për 48 orë

news image

Një rast i dhunës në familje është iniciuar në Kamenicë, pas një mosmarrëveshjeje mes ish-bashkëshortëve, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me një incident të datës 20 qershor, që dyshohet se ka ndodhur te parkingu i “Viva Fresh” në Kamenicë.

Burimet bëjnë të ditur se palët, të cilët më parë kanë qenë të martuar dhe kanë katër fëmijë, janë intervistuar më 24 qershor nga hetuesit policorë në Kamenicë.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/