image Ish-banorja e BBV në lidhje me Noizyn?

Bota e Yjeve

Ish-banorja e BBV në lidhje me Noizyn?

news image

Ndoshta nuk e keni ditur, por dikur ishin miq shumë të mirë. Vite më parë Sheila dhe Noizy sollën bashkëpunimin e tyre të parë muzikor “Boll më me pyetje”.

Dy këngëtarët asokohe nuk ngurronin ta tregonin në rrjetet sociale dashurinë e madhe që kishin për njëri tjetrin. Mirëpo më vonë u pa se dyshja nuk shfaqeshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe menjëherë u aludua për një krisje mes miqësisë së tyre.

Disa kohë më parë Sheila realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit ku e pyetën këngëtaren në lidhje me raportin që ajo ruan me Noziyn dhe përgjigja e saj i habiti të gjithë.

“Po me Noizyn si i keni marrëdhëniet më përpara keni qenë miq jeni më…”, e pyeti ndjekësi ndërsa këngëtarja u përgjigj: “Më shumë se miq”.

Këngëtarja do të jetë pjesë e festivalit ‘Kënga Magjike’ dhe Noizy e ka uruar publikisht këngëtaren duke postuar e në InstaStory ku shkruan: Të uroj fitore Shei”.

Kujtojmë se kur ishte pjesë e “Big Brother”, këngëtarja shpalosi shumë gjëra për jetën e saj, ndër të tjera pranoi të fliste për historinë e dashurisë që mori fund vite më parë.

/GazetaSinjali/