Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”.
Teksa ishte në shtëpi, publiku u njoh me jetën e saj si një grua e divorcuar, nënë e 3 vajzave. Diola foli shpesh për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira.
Së fundmi Diola tha se është e gatshme të përjetojë dashurinë për herë të dytë, por sipas saj meshkujt e kanë frikë.
“Një fushë që ndihem budallqe është fusha e dashurisë. Nuk e kam përjetuar dashurinë për herë të dytë, besoj se do ta përjetoj. Nuk kam kohë. Jam e fokusuar në karrierën time. Padyshim që ka individ që aforhen. Më duket se më kanë frikë. Sepse jam një vajzë e realizuar. Në momentin kur më afrohet dikush, mua nuk më bën përshtypje nëse vjen Bentley me një apo me Golf 2. Sepse unë i kam vetë gjërat, e kam vetë makinën time.”