Ish-anëtarët e grupit One Direction kanë arritur në ceremoninë mortore të Liam Payne.
Harry Styles, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe Niall Horan arritën në funeralin privat që po mbahet në Britani të Madhe.
Niall ishte i fundit nga pjesëtarët e grupit që pati komunikim me Liamin, pasi atë kohë po mbante koncerte në Argjentinë.
Liam ndërroi jetë më 16 tetor, në moshën 31 vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i hotelit ku po qëndronte në Buenos Aires të Argjentinës.