image Ish-ambasadori William Walker dërgon letër në Speciale për Nasim Haradinajn

Drejtësi

Ish-ambasadori William Walker dërgon letër në Speciale për Nasim Haradinajn

news image

Sot ishte seanca e fundit gjyqësore në rastin e krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.

Verdikti për dy të lartëpërmendurit pritet të jepet së shpejti, teksa të njëjtit po akuzohen për vepra penale që kanë të bëjnë me administrimin e drejtësisë.

E në këtë rast është përfshirë edhe ish-ambasadori, William Walker.

Ky i fundit, më 14 mars ka dërguar në Speciale një referencë për karakterin “e mirë” të Nasim Haradinajt.

E njëjta, është kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar, nën arsyen se Walker nuk ka pasur kontakte të mjaftueshme me të akuzuarin për të dhënë një referencë të tillë.

Kjo ka shkaktuar edhe reagimin e mbrojtjes së nënkryetarit të OVL-UÇK-së.

“Mbrojtja e Haradinajt parashtron, në përgjigje të sa më sipër, së pari, se ish-ambasadori William Walker, për shkak të karrierës së tij të jashtëzakonshme profesionale dhe për faktin se ai është i një kalibri të lartë moral, është veçanërisht i përshtatshëm për të komentuar personazhi i zotit Haradinaj”, ka thënë mbrojtja në një shkresë të sajën.

Nasim Haradinaj e Hysni Gucati janë në paraburgim në Speciale që nga shtatori i vitit 2020. /GazetaSinjali/