image Ish-ambasadori amerikan identifikon problemin që e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi

Politikë

Ish-ambasadori amerikan identifikon problemin që e vështirëson arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi

news image

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, William Montgomery është deklaruar si pesimist për arritjen e një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Montgomery, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është personi i vetëm në rajon që e ka dëshirën dhe forcën për ta arritur një marrëveshje me Kosovën. Por problemi që e bën të vështirë një marrëveshjeje finale sipas tij janë forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovaro-shqiptare, transmeton Gazeta Sinjali.

“Aleksandar Vuçiq është lider i fortë, i cili e kupton shumë mirë politikën ndërkombëtare dhe është i vetmi në raojn që e ka forcën dhe dëshirën për ta arritur një marrëveshje për këtë problem. Mirëpo, çështja është se nëse forcat ndërkombëtare dhe ndarjet e brendshme kosovare-shqiptare do të lejojnë ndonjë marrëveshje. Por, unë jam pesimist për këtë”, ka thënë Montgomery për Tanjug.

Ai ka shprehur respekt për të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, duke shtuar se nëse një i dërguar mund ta arrijë një marrëveshje të tillë, ai është Lajçak. /Gazeta Sinjali/.