image Ish-ambasadori amerikan: Francës i pëlqen të shes avionë, Serbia dëshiron të jetë komb dominues në Ballkan

Politikë

Ish-ambasadori amerikan: Francës i pëlqen të shes avionë, Serbia dëshiron të jetë komb dominues në Ballkan

news image

Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO, është deklaruar lidhur me marrëveshjen e Serbisë me Francën për blerjen e avionëve luftarakë francezë “Rafale”.

Duke e komentuar se a është një kthesë strategjike e Beogradit, apo një marrëveshje e zakonshme tregtare, Volker tha se nga ana e Francës është biznes, ndërsa Serbia po tenton të shndërrohet në një Rusi në Ballkan.

“Le të fillojmë nga ana franceze. Nëse Franca mund të shesë aeroplanë, ajo do ta bëjë këtë. Prandaj, nuk është politikisht e rëndësishme për Francën. Ajo e sheh nga pikëpamja e biznesit. Asaj i pëlqen ideja që njerëzit të blejnë avionë Rafale. Pra, është thjesht biznes.

Nga ana serbe, ka disa gjëra në lojë. Mendoj se Vuçiq, në thelb, po përpiqet ta shndërrojë Serbinë – le të themi – në një Rusi në Ballkan. Kështu, ta bëjë një komb dominues në mesin e të tjerëve në Ballkanin Perëndimor, që luan me kartën e minoritetit serb në vende të tjera, duke u mbështetur në masë të madhe te Rusia, burimet e saj energjetike, Kisha Ortodokse Ruse…

Megjithatë, ajo ende përpiqet të ruajë një farë lirie dhe pavarësie. Pra, disa kontrata dhe marrëdhënie me vende të tjera e ndihmojnë Vuçiqin në marrëdhëniet me Rusinë. Ato e ndihmojnë, gjithashtu, që ta portretizojë Serbinë si më të orientuar drejt reformave sesa është në të vërtetë.” – ka thënë mes tjerash Volker në një intervistë për REL.

/GazetaSinjali/