image Ischinger i reagon ashpër Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lërjani Kosovën njerëzve të saj

Politikë

Ischinger i reagon ashpër Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lërjani Kosovën njerëzve të saj

news image

Ish diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar ndaj Richard Grenellit i cili tha se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

Ischinger përmes një postimi në Twitter i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshilloi që të ia lë Kosovën njerëzve të saj.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lejani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ric, honestly: stop trying to interfere. Enough damage has been done. Your mandate has expired. Leave Kosovo to the people of #Kosovo @albinkurti @Enver_Hoxhaj @VjosaOsmaniMP @atifetejahjaga @MiroslavLajcak https://t.co/uTmT4s9sVt

— Wolfgang Ischinger (@ischinger) March 5, 2021

Grenell kishte deklaruar se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë gjithë atë investim në Kosovë që të dalë dikush e ta shpërbëjë më pas atë, duke iu referuar Albin Kurtit.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”, ka shkruar Grenell.

Më pas ai ka thënë se “populli i Kosovës meriton liri dhe të ardhme” dhe ka pyetur se “pse një lider do të dëshironte ta shpërbënte Kosovën”.

Në disa reagime të mëhershme Grenell e ka cilësuar Kurtin si një anti-amerikan që ka qenë kundër secilës administratë amerikane.

/GazetaSinjali/